LAJMI I FUNDIT:

Prezanton një pjesë të shtëpisë dhe veturës që ka vlerën e mbi 100 mijë eurove, 2 Ton: I bekuar, faleminderit Zot

Prezanton një pjesë të shtëpisë dhe veturës që ka vlerën e mbi 100 mijë eurove, 2 Ton: I bekuar, faleminderit Zot
Foto: Instagram

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, vetëm pak muaj më parë njoftoi se ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze të qytetit të tij.


Kjo në bazë të fitimeve që ka arritur nga muzika, duke qenë se është prej vitesh pjesë e estradës.

Dhe së fundmi artisti ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës prezanton shtëpinë e shtrenjtë.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

Përveç pamjes së mrekullueshme, ai ka treguar edhe për veturën që posedon të tipit BMË 7, modelin e ri të vitit 2021 që ka vlerën e mbi 100 mijë eurove.

“I bekuar, faleminderit Zot”, ka shkruar ai.

2 Ton publikon këngën e re "Kohën"
Lexo po ashtu 2 Ton publikon këngën e re "Kohën"

Ndërkohë, reagimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente nga miqtë e fansat e Arton Avdylit (emri i vërtetë).

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

31-vjeçari vetë pak ditë më parë solli këngën e re të quajtur “Kohën” që po pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/