LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi i sistemit të ri operativ iOS 17.4 nga Apple mund të vijë më shpejt se sa pritej

Prezantimi i sistemit të ri operativ iOS 17.4 nga Apple mund të vijë më shpejt se sa pritej

Versioni më i fundit i sistemit operativ të iPhone është aktualisht në testim, dhe me sa duket nuk do ju duhet të prisni shumë gjatë për shkarkimin e tij.

Nuk është karakteristikë e Apple që të japë sugjerime rreth datave të prezantimit, por këtë herë ka bërë një përjashtim duke njoftuar se iOS 17.4 do të prezantohet në mars, megjithëse kompania nuk e ka zbuluar datën e saktë.


Duke u bazuar në datat e prezantimeve të dy sistemeve të kaluara, ka të ngjarë që versioni i ri të mos jetë larg më shumë se 3 javë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, për shkak të disa afateve të caktuara nga BE-ja, kjo histori nuk mund të llogaritet si udhërrëfyese e saktë. Kjo pasi disa veçori kyçe të iOS 17.4 përcaktohen nga Akti i Tregjeve Dixhitale të BE-së.

Bëhet e ditur se, sistemi operativ iOS 17.4 do të mund të shkarkohet nga iPhone XS dhe modelet e tjera më të reja, dhe po vjen me ndryshime ekskluzive.

Për shembull, Apple do t’i lejojë konsumatorët të shkarkojnë aplikacione edhe nga burime të tjera, emoji të ri, ndryshime në mënyrën se si shfaqen informacionet e shëndetit të baterisë, dhe përmirësime në CarPlay. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori