LAJMI I FUNDIT:

Pretendentët për titull luajnë në udhëtim, interesant në Therandë dhe kryeqytet

Pretendentët për titull luajnë në udhëtim, interesant në Therandë dhe kryeqytet

Java e 24-të në IPKO Superligën e Kosovës do të përfundojë me dy ndeshje që do të zhvillohen në Therandë dhe në Prishtinë.

Në fushë do të zbresin dy pretendentët për titullin e kampionit, Prishtina dhe Feronikeli që luajnë ndaj skuadrave që synojnë t’i ikin barazhit, Ballkanit respektivisht Flamurtarit.


Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet me Flamurtarin.

Nikli ka triumfuar në dy përballjet e para këtë edicion ndaj kuqezinjve, 2-0 dhe 1-3, ndërsa synon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në këtë takim.

Në anën tjetër Flamurtari që ndodhet në zonën e barazhit ka për synim të marrë pikë për tu ngjitur në tabelë.

Interesant pritet të jetë edhe në Therandë, ku Ballkani i përforcuar pret kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Prishtinën.

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme në udhëtim, Ballkani synon që para adhuruesve të vet të marr tri pikët ndaj Prishtinës.

Ndërkohë kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas fitores 3-0 ndaj Flamurtarit dhe kanë për synim të vazhdojnë me fitore për të mbetur në garë për titullin e kampionit. /Telegrafi/

IPKO Superliga e Kosovës

E diel

14:00 Ballkani – Prishtina
17:00 Flamurtari – Feronikeli