Të premten në Selanik të Greqisë në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u mbajt darka e përbashkët, e i pranishëm ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Në darkën e përbashkët të liderëve të Evropës Juglindore ishte edhe presidentja vendit, Vjosa Osmani,
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka takuar kancelarin gjerman, të cilin e ka falënderuar për angazhimin personal ndaj rajonit të Ballkanit.
“]
“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë.
Jam e kënaqur që e takova në Selanik në Samitin SEECP ku e falënderova kancelarin për angazhimin e tij personal ndaj rajonit tonë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.
Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, përveç kancelarit Scholz, ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Në fotografinë e publikuar nga darka e përbashkët shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Krah Osmanit ishte Edi Rama. Përballë tyre ishin kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
E lidhur me takimin në Selanik, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi.
“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu, gjatë vizitës në Greqi është pritur në takim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).
Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve tona.
“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Presidentja Osmani, duke përmendur gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Mitsotakis kanë biseduar edhe për luftën ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara karshi sfidimit të vlerave euro-atlantike. Presidentja Osmani ka nënvizuar nevojën për vëmendje të partnerëve euro-atlantik për rajonin tonë, sidomos ndaj veprimeve që kanë për qëllim të destabilizojnë stabilitetin dhe paqen e fituar me mund në rajonin tonë.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përmendur edhe bashkëpunimin në politikën e jashtme si vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, duke theksuar se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe integrimi euro-atlantik, duhet të shihen edhe nga prizmi i sigurisë, sepse vetëm kështu mund të garantohet avancimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe