LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani: Ka stabilitet politik, nuk pres të ketë zgjedhje

Presidentja Osmani: Ka stabilitet politik, nuk pres të ketë zgjedhje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Pejë tha sot se vendi ka stabilitet politik dhe nuk pret që të ketë zgjedhje të reja.

Osmani këto komente i bëri gjatë një konference në Pejë, pas takimit me kryetarin Gazmend Muhaxhiri, ndërsa u pyet se cili është qëndrimi i saj pasi ka zëra që Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve qendrore.


“…Nuk i kam dëgjuar zërat e tillë. Ndoshta sepse shoh një stabilitet politik në vend, i cili dëshmohet dhe në numrat e Kuvendit të Kosovës por edhe në projektet afatgjate të Qeverisë… Shoh partneritet shumë të mirë të shteteve mike të Kosovës… Kur i shoh të gjitha këto elemente nuk shoh diçka të tillë.  Jemi të përkushtuar që ta paraqesim Kosovën e cila ofron stabilitet politike që kërkojnë investitorët”.

Ajo po ashtu ka thënë se përgjatë këtij viti si presidente, në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike.

“Për gjatë këtij viti të parë të mandatit tim, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë. Ashtu siç kam raportuar me informata të sakta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në tetor të vitit të kaluar në Kosovë, numri i incidenteve ndëretnike në Kosovë, ka rënë në 0.03 për qind. Është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero. Askush mos të ngutet të bëj kualifikime që nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton dhe imazhin tonë”, është shprehur presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori