LAJMI I FUNDIT:

Presidentja kroate i lë në hije të gjithë, bëhet personazhi më i përfolur i Botërorit

Presidentja kroate i lë në hije të gjithë, bëhet personazhi më i përfolur i Botërorit
Kolinda Grabar-Kitarovic (Foto: Getty Images)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është personazhi më i përfolur nga liderët botërorë, pas humbjes së Kroacisë në Kampionatin Botëror.

Fotografitë e saja me fanellën kombëtare duke bërë tifo për skuadrën kroate janë shpërndarë në gjithë botën.

Kolinda ka marrë gjithë vëmendjen në Rusi (Foto: Getty Images)

Ajo i mahniti të gjithë edhe në finalen e madhe me sjelljet në raport me politikanët tjerë dhe në veçanti me lojtarët e Kroacisë.

Lajmet për presidenten e Kroacisë
Lexo po ashtu Lajmet për presidenten e Kroacisë

50-vjeçarja është treguar shumë e afërt edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, teksa i ka përqafuar lojtarët e kombëtares së saj.

Presidentja kroate ishte e afërt me të gjithë (Foto: Getty Images)

Padyshim se momenti më emocionues ishte përqafimi i kapitenit Luka Modric, me ç’rast presidentja nuk i mbajti lotët.

Grabar- Kitarovic  ka lindur më 29 prill të vitit 1968 në Rijekë. Ajo ka studiuar në Zagreb, Vjenë, Washington, Harvard dhe New Mexico, para se të doktoronte në vendlindjen e saj.

Krahas kroatishtes, ajo flet disa gjuhë duke përfshirë edhe anglishten, spanjishten dhe portugalishten, ndërsa kupton gjermanishten, frëngjishten dhe italishten.

Nuk ka dyshim se bota ka nevojë për më shumë liderë si ajo (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që përfaqësuesja e Kroacisë pësoi me rezultat 4-2 nga Franca në finalen e zhvilluar në Luzhniki Stadium.

Më poshtë janë disa nga reagimet e përdoruesve të Twitterit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori