LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Lega Serie A premton ‘skanerë fytyre’ për të luftuar racizmin

Presidenti i Lega Serie A premton ‘skanerë fytyre’ për të luftuar racizmin

Presidenti i Lega Serie A, Luigi De Siervo, zbuloi planin për të futur sistemet e njohjes së fytyrës në të gjitha klubet e ligave më të larta në mënyrë që të luftohet racizmi në futboll.

Serie A është detyruar të dalë me një përgjigje pasi portieri i Milanit, Mike Maignan u keqtrajtua në mënyrë racore në pjesën e parë të ndeshjes si mysafir ndaj Udineses në fundjavë. Ai u largua për pak kohë nga fusha dhe më vonë shkroi një status duke i bërë thirrje ‘të gjithë sistemit të marrë përgjegjësinë’.


Maignan mori mbështetje të gjerë nga bota e futbollit dhe incidenti ndezi sërish bisedën në lidhje me masat e pamjaftueshme për të luftuar racizmin në futboll, duke bërë që autoritetet në Itali të fillojnë të kërkojnë zgjidhje.

Ndërpritet për disa minuta ndeshja mes Udineses dhe Milanit, shkak koret raciste në drejtim të Maignan
Lexo po ashtu Ndërpritet për disa minuta ndeshja mes Udineses dhe Milanit, shkak koret raciste në drejtim të Maignan

Duke folur për Corriere della Sera përmes Calciomercato.com, De Siervo diskutoi planet e Serie A për të luftuar racizmin në futboll.

“Plani është që të pajisen stadiumet e të gjitha skuadrave të regjistruara në Serie A me sisteme mbikëqyrjeje me video të aftë për të skanuar fytyrat e atyre që hyjnë në stadium në hyrje, duke i lidhur me të dhënat personale të pranishme në bileta, në mënyrë që të gjurmohen menjëherë për identitetin e tifozëve”.

E ofenduan me kore raciste, reagon Maignan: Dëgjova njerëzit duke më quajtur ‘majmun’, nuk mund të vazhdojmë kështu
Lexo po ashtu E ofenduan me kore raciste, reagon Maignan: Dëgjova njerëzit duke më quajtur ‘majmun’, nuk mund të vazhdojmë kështu

“Pavarësisht krizës ekonomike si pasojë e COVID-it, mungesës së vullnetit të lojtarëve për të ulur qoftë edhe pjesërisht pagat e tyre, shpresoj se do të mund të investojmë në këtë teknologji. Kostot janë të konsiderueshme, por shpresa është që të aprovojmë projektin deri në fund të këtij sezoni”, ka thënë De Siervo.

Racizmi ka vazhduar të jetë një problem në futbollin italian vitet e fundit dhe si Lega Serie A ashtu edhe FIGC janë kritikuar ashpër për përgjigjet e tyre përgjithësisht të dobëta dhe të pamjaftueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori