LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligas, Tebas tregon çfarë duhet të bëjë Barcelona për të nënshkruar me Messin

Presidenti i La Ligas, Tebas tregon çfarë duhet të bëjë Barcelona për të nënshkruar me Messin

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas e ka pranuar se ai ka vështirësi të shohë se si Barcelona mund të nënshkruajë me Lionel Messin.

Ylli i Paris Saint-Germain mbetet një objektiv për Barçën, megjithëse një rikthim përballet me pengesën e Fair Play Financiarit të La Ligas.


Këtë situatë është munduar ta sqaroj presidenti i La Ligas, Tebas, i cili ka qenë shumë i apostrofuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të Messit në Camp Nou.

Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës për të diskutuar planet për rikthimin e Messit
Lexo po ashtu Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës për të diskutuar planet për rikthimin e Messit

“Nga sot e shoh të komplikuar. Ka ende kohë, por duhet të ketë disa largime të lojtarëve dhe ulje të faturës së pagave”, ka thënë fillimisht Tebas për RMC.

“Do të duhet të ketë në mënyrë që të mund të regjistrohet Messi. Dhe pastaj ka një gjë që ne nuk e dimë, që është paga e Messit. Ka ende shumë variabla”.

Xavi tregon nëse po ndihmohen nga Tebas për rikthimin e Messit
Lexo po ashtu Xavi tregon nëse po ndihmohen nga Tebas për rikthimin e Messit

“Barça nuk është si PSG-ja, që ka një çezme gazi dhe para për të pasur një faturë të madhe pagash. Barça duhet të ulë faturën e pagave që të mund të nënshkruajë lojtarë të rinj”.

“Është si metro, lërini njerëzit të dalin që të mund të hyjnë. Dhe njerëzit ende duhet të dalin nga metro”, përfundoi presidenti i La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori