LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Do të kisha dashur që të jem përkrah legjendës, Fadil Vokrri

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Do të kisha dashur që të jem përkrah legjendës, Fadil Vokrri

Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Pas suksesit të madh ka folur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka falënderuar të gjithë për këtë arritje madhështore.

“Sonte e arritëm suksesin e parë dhe me plotë të drejtë po e quajmë HISTORIK, sepse i tillë edhe është. Një rrugë e nisur qysh moti nga legjenda dhe ish-presidenti ynë, FADIL VOKRRI. Ai i vuri themelet e këtij suksesi dhe sonte ne të gjithë së bashku, me futbollistët tanë të mrekullueshëm, me stafin teknik dhe me tifozët “Dardanët” e finalizuam dëshirën e tij. Prandaj, sonte jam më i lehtësuar se kurrë më parë, ngase nga këtu i drejtohem në qiell: ‘President e arritëm atë që e nise dhe që e synove’.

“Sonte do të kisha dashur që të jem përkrah LEGJENDËS dhe t’i gëzoheshim së bashku këtij suksesi, ashtu siç iu gëzuam vazhdimisht për vite të tëra sukseseve të njëpasnjëshme deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA, por jeta është e tillë dhe për këtë arsye sonte në këta lot gëzimi kemi edhe lot dhimbjeje.
Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë, me shumë sakrifica e vështirësi, por tashmë kemi arritur në një nivel tjetër – në arritjen e sukseseve në fushën e gjelbër”.

“Spektakli që dhuruan djemtë tanë në fushën e gjelbër dhe tifozët në tribuna ishte për mbamendje e për lakmi. E arritëm synimin tonë të parë, por jo të vetmin, ngase qysh tash fillojmë të mendojmë për sukseset e radhës, ngase ëndrra dhe objektivi ynë është kualifikimi në Kampionatin Evropian 2020. Sidoqoftë, sonte është koha për festë, kurse objektivat e tjerë jam i bindur se do t’i realizojmë kur t’ju vije radha”.

“Gjithsesi, ky sukses dëshmon rritjen e jashtëzakonshme që ka bërë Kombëtarja e Kosovës, e vetvetiu vjen duke u rritur edhe niveli i futbollit në Kosovë, gjë e cila po dëshmohet me daljen në skenë të talenteve të shumta në ekipet tona kombëtare të grupmoshave pikërisht nga kampionati vendor”.

Reagimet e mediave botërore për suksesin e Kosovës: Mrekullia kosovare pranë Euro 2020
Lexo po ashtu Reagimet e mediave botërore për suksesin e Kosovës: Mrekullia kosovare pranë Euro 2020

“Prandaj, sonte në këtë natë festive edhe një herë dua që në emrin tim dhe të KE të FFK-së, t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj futbollistët që me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme na i rritën zemrat dhe e bënë krenar tërë kombin shqiptar. Uroj dhe falënderoj shtabin teknik, ekipin organizativ të FFK-së së bashku me Policinë dhe kompaninë e sigurimit “Besa Security” dhe menaxhmentin e stadiumit për një organizim perfekt, tifozët “Dardanët” që si përherë dhurojnë spektakël në tribuna, pastaj institucionet shtetërore që vazhdimisht po na qëndrojnë përkrah në realizimin e objektivave”, ka thënë në mesazhin e Ademit.

Ndryshe, Kosova në gjysmëfinale të Ligës D do të takohet në mars të 2020 me Maqedoninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori