LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i federatës së Francës me deklaratë fyese për Zidanen – vjen reagimi i ashpër nga Mbappe

Presidenti i federatës së Francës me deklaratë fyese për Zidanen – vjen reagimi i ashpër nga Mbappe

I ftuar në RMC, presidenti i federatës së Francës, Noel Le Graet ka lëshuar një deklaratë fyese në drejtim të Zineine Zidanes, duke konfirmuar mbështetjen te Dider Deschamps.

Reklama

I pyetur nëse Zidane, i cili cilësohej si opsioni kryesor për të marrë timonin e Les Blues, Le Graet ishte shumë shumë i ashpër ndaj tij.

“Nuk do ta kisha marrë as në telefon”, deklaroi ai për RMC Sport. “Për t’i thënë çfarë? ‘Përshëndetje zotëri, mos u shqetësoni, kërkoni një klub tjetër, sapo arrita marrëveshje me Didier’?”.

Presidenti 81-vjeçar i federatës së Francës gjithashtu iu përgjigj shkurt thashethemeve për interesimin e Zidanes në Brazil.

“Do të habitesha nëse do të shkonte atje”, vazhdoi ai. “Ai bën çfarë të dojë, kjo nuk është puna ime. Nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e kemi menduar kurrë ndarjen me Didier Deschamps. Nuk më intereson, ai mund të shkojë ku të dojë, në një klub, do të kishte sa të dojë në Evropë, një klub të madh. Një përzgjedhje, nuk e besoj për sa më përket mua”.

Në mbrëmje, Kylian Mbappe ka reaguar në Twitter duke mbrojtur Zidanen: “Zidane është Franca, ne nuk e respektojmë kështu legjendën”, ka shkruar ai në rrjetin social me një emoji të zhgënjyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

La Liga
Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin

Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin

Premier League
Ancelotti: Vendimet e gjyqtarit ishin absurde, Bellingham ka një karakter të pabesueshëm

Ancelotti: Vendimet e gjyqtarit ishin absurde, Bellingham ka një karakter të pabesueshëm

Liga e Kampionëve
Fitore spektakolare e Real Madridit në

Fitore spektakolare e Real Madridit në "Diego Armando Maradona" në një përballje me shumë raste shënimi

Liga e Kampionëve
“Real Madridi ekip i madh, por ne sot ishin në të njëjtin nivel me ta” – ylli i Napolit nuk e kapërdinë humbjen

“Real Madridi ekip i madh, por ne sot ishin në të njëjtin nivel me ta” – ylli i Napolit nuk e kapërdinë humbjen

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori