LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Atletico Madridit zbulon planet për Joao Felix

Presidenti i Atletico Madridit zbulon planet për Joao Felix

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka sqaruar të ardhmen e yllit portugez, Joao Felix, i cili është i huazuar te Barcelona.

Felix ka performuar mjaft mirë për Barcelonën që kur mbërriti në verë pas një kohe të vështirë te Atletico. Portugezi është golashënuesi i dytë i Barçës me gjashtë gola dhe tre asistime.


Barcelona thuhet se synon ta mbajë Felixin edhe për një vit në huazim kur kontrata e tij aktuale të skadojë në verë.

Megjithatë, Atletico mund të insistojë në një transferim të përhershëm për lojtarin e tyre. Rojiblancos pagoi 127 milionë euro për të nënshkruar me portugezin nga Benfica në 2019.

Barcelona planifikon të nënshkruajë Joao Felixin me 'formulën Griezmann'
Lexo po ashtu Barcelona planifikon të nënshkruajë Joao Felixin me 'formulën Griezmann'

Ndërsa ai nuk vlen më aq shumë, Atletico mund të insistojë të marrë një pjesë të madhe të asaj që shpenzuan për të shitur.

Felix ka duruar një marrëdhënie të stuhishme me menaxherin e Atletit, Diego Simeone dhe kjo shpjegon pse ai është dërguar në dy periudha huazimi pavarësisht se është një nënshkrim me para të mëdha.

Për planet dhe të ardhmen e tij ka folur presidenti i klubit kryeqytetas, Cerezo.

“Ne jemi të qartë. Joao Felix është një lojtar i huazuar te Barcelona, ​​dhe nëse ai nuk dëshiron të vazhdojë, ai do të kthehet te ne”.

“Nëse ai kthehet, mund të ketë skuadra të tjera të interesuara”, ka thënë Cerezo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori