LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Vedat Ademi publikon “Let me love”, këngë e veçantë verore dedikuar dashurisë (Video)

Premierë: Vedat Ademi publikon “Let me love”, këngë e veçantë verore dedikuar dashurisë (Video)

Këngëtari i njohur Vedat Ademi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Let me love”.

Një këngë e lehtë verore, shoqëruar me një klip mjaft të freskët dhe me ngjyra, ishin projekti i duhur për ta rikthyer në skenë këngëtarin e njohur mitrovicas.


“Autorët e këngës së re ‘Let me love’ janë Marsel Gunga dhe 2 Step, siç njihet me emrat e tyre artistikë, kurse realizimi i klipit është bërë nga Nik Morina dhe Agron Jashari. Kënga shtjellon një temë dashurie, dedikim dashurisë me pak fjalë…”, ka thënë Vedat Ademi në një intervistë për Telegrafin.

"Let me Love", dashuria që rikthen në skenë Vedat Ademin (Foto)
Lexo po ashtu "Let me Love", dashuria që rikthen në skenë Vedat Ademin (Foto)

Ndërkohë, klipi i këngës është mjaft veror dhe interesant, ndërsa na sjell atmosferën e plazheve të Miamit, vendi ku edhe është xhiruar. Për Telegrafin, këngëtari ka treguar se si ka shkuar puna gjatë xhirimeve.

“Vetë fakti që klipi është xhiruar në Florida, do të thotë që është i veçantë, sigurisht që vendi atje të jep shumë mundësi xhirimesh me bukuritë e veta që ka, normalisht edhe me ndihmën e miqve të mi që jetojnë atje ishte shumë e lehtë gjithçka, me këtë rast i falënderoj shumë për gjithë shërbimin e ofruar. Mendoj që vij pak më ndryshe se herët e tjera, gjithsesi presim edhe vlerësimin e publikut se si do ta gjykojnë ata”, thotë Vedati.

Përndryshe, sezoi veror vetëm sapo ka filluar, ndërsa Vedati do të jetë mjaft i angazhuar me koncerte si në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ndodhet për momentin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori