LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier mund të mbetet me tri skuadra në Ligën e Kampionëve

Liga Premier mund të mbetet me tri skuadra në Ligën e Kampionëve

Italia e kishte humbur vendin e katër skuadrave që dërgon në Ligën e Kampionëve para disa vitesh, por këtë mund ta rikthej këtë vit edhe pse Roma është eliminuar.

Vitin e shkuar Seria A iu afrua shumë në renditje së Ligës Premier, por nuk mundi ta kalonte atë, ndërsa sivjet do të tentojë një tjetër sulm për të siguruar pjesëmarrjen e skuadrës së 7 në kupat e Evropës.


Eliminimi i Romës nga Liga e Kampionëve nuk shikohet si shumë negativ nga mediat italiane, pasi shanset për rezultate pozitive në Ligën e Evropës janë më të mëdha, çka do të thotë më shumë pikë për kampionatin italian në renditje.

Këto janë 32 skuadrat që do të luajnë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë 32 skuadrat që do të luajnë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve (Foto)

Ndërkohë skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve, Juventus dhe Napoli, të cilat janë vendosur përkatësisht në vazon e parë dhe të dytë për shortin e grupeve, kanë shanse të mira të bëjnë paraqitje më pozitive se ato angleze.

Juventus njihet për forcën e tij dhe synimet madhore këtë vit, ndërsa Napoli gjithnjë ka qenë një kockë e fortë në Evropë.

Mësojeni se kur do të hedhet shorti i Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Mësojeni se kur do të hedhet shorti i Ligës së Kampionëve

Anglezët përfaqësohen nga dy ekipe pa shumë emër si Leicester City, që ndodhet në vazon e parë, Tottenhemi që ndodhet në vazon e tretë, dhe gjithashtu Arsenali me Manchester City që ndodhen në vazon e dytë, por që nuk kanë ndonjë histori të madhe në garat evropiane.

Gjithsesi, në rast të ndryshimit të rregullave, siç po flitet për sigurimin e vendit në Ligën e Kampionëve për skuadrat me histori në Evropë, Italia bashkë me Gjermaninë, Anglinë dhe Spanjën nuk do të shqetësoheshin më për renditjen pasi do të kishin të garantuar nga katër skuadra pjesëmarrëse.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori