LAJMI I FUNDIT:

Prekazi: Ndaj Izraelit për të dhënë më të mirën nga vetja

Prekazi: Ndaj Izraelit për të dhënë më të mirën nga vetja

Përzgjedhësi i Përfaqësueses të Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Izraelit, më 9 nëntor në Mitrovicë dhe kundër Azerbejaxhanit në udhëtim më 14 nëntor.

Prekazi ka falënderuar fillimisht mediat për interesimin e madh që kanë treguar për këtë konferencë dhe është shprehur optimist se një interesim i tillë do të jetë edhe tek tifozët.


Ai më pas ka folur për rivalin e ardhshëm duke u shprehur i bindur se angazhimi i lojtarëve të tij do të jetë maksimal.

“Dihet që kjo përfaqësuese gjatë këtyre ndeshjeve ka treguar lojëra të cilat askush nuk mund ta kritikojë. Pres që në të ardhmen të jep edhe më shumë me këta lojtarë”.

“Sa i përket Izrealit duhet t’i shohim gjërat realisht. Kosova është e re, ndoshta të gjitha përfaqësueset tjera janë më të mira në letër, por në fushë djelmoshat tanë duhet të dëshmojnë se diferencat në mes përfaqësueseve po zvogëlohen. Izreali është një ekip që ka lojtarë në përbërje që kushtojnë edhe me miliona, mirëpo ne do të japim maksimumin që ky dallim të jetë sa më i vogël në fushë”.

“Megjithatë, e kam thënë edhe para kualifikimeve dhe po e përsëris se pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar, shpirti luftarak i djelmoshave tanë do të bëjë atë diferencë të jetë minimale. Normal, si çdo trajner e mendoj më të mirën dhe hyjmë për të fituar, por respekt për kundërshtarin, pasi jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre”, deklaroi Prekazi.

Tutje Prekazi ka thënë se është i bindur që futbollistët do të japin më të mirën nga vetja e tyre.

“Për t’u arritur fitorja duhet të punohet dhe luftohet fortë në fushë. Dhe jam i bindur se lojtarët do të japin 120 përqindshin e tyre. I kemi humbur disa ndeshje që në bazë të lojës që kemi treguar nuk është dashur t’i humbim. Por, tash të gjithë e dinë që Kosova nuk është kafshatë e lehtë“, ka theksuar Prekazi.

Kosova do të luaj ndaj Izraelit në Mitrovicë më nëntë nëntor, ndërsa ndaj Azerbejxhanit pesë ditë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori