Kërcimet mbinjerëzore të Ciristiano Ronaldos janë analizuar nga shkencëtarë në vitin 2011 dhe rezultatet janë të pabesueshme.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka prodhuar një kërcim mahnitës edhe në  barazimin 2-2 të Juventusi ndaj Romës në fundjavën që shkoi.


Ylli portugez e shënoi edhe golin e tij të dytë në derbin e Serie A, mirëpo fokusi më i madh ishte te kërcimi i tij që bëri mbi mbrojtjen e Giallorossëve.

Cilësitë e tij nga ndërprerjet janë specialitet të 35-vjeçarit që edhe në sezonin e kaluar kishte arritur të bënte një gjë të tillë.

Gjatë një serie të bëra një laborator në Universitetin e Chichesterit në vitin 2011, me Ronaldon si personazhin kryesor, portugezi kërcente edhe më lartë se një basketbollist i NBA.

Reprezentuesi i Portugalisë nga një kërcim në vend mund të arrinte lartësinë e 44 deri në 62 centimetra, ndërsa në një vrapim, kërcimi ishte deri në 78 centimetra. /Telegrafi/

telegrafi sport app