LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Greqi: Koreografia fantastike e Dardanëve, liderët shtetërorë në stadium, ulërima e trajnerit Bernard Challandes e lidershipi i dy ‘veteranëve’ Shala e Ujkani

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Greqi: Koreografia fantastike e Dardanëve, liderët shtetërorë në stadium, ulërima e trajnerit Bernard Challandes e lidershipi i dy ‘veteranëve’ Shala e Ujkani

Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët luajtën baras 1-1 me grekët, ku golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Vedat Muriqi.


Ishte një ndeshje e veçantë, pasi pas thuajse dy viteve mungesë, tifozët u rikthyen në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri për ta parë nga afër Përfaqësuesen e Kosovës.

Si gjithmonë, Telegrafi sjell për lexuesit e saj prapaskenat pas çdo ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës ku edhe kësaj radhe ishin të shumta.

Liderët më të lartë shtetërorë në shkallët e stadiumit

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e shtetit Vjosa Osmani kanë qenë përkrahë kryetarit të FFK-së, Agim Ademi për ta parë nga afër Kosovën. Të dy krerët shtetërorë ishin të pranishëm në tribunën VIP dhe festuan së bashku me pjesën tjetër në këtë tribunë golin e barazimit nga Vedat Muriqi.

Koreografia fantastike e Dardanëve për t’i nderuar tri të artat e Kosovës

Më shumë se gjithçka, Përfaqësueses së Kosovës i kishin munguar tifozët e saj të zjarrtë Dardanët. Tifo grupi kosovarë ka dhuruar një shfaqje fantastike në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Por në fillim të ndeshjes, Dardanët shpalosën koreografinë e tyre duke i nderuar tri xhudistat e arta të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi për medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike.

Të gjithë në këmbë në minutën e nëntë, për ta nderuar legjendën Fadil Vokrri

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishte bërë zakon që në minutën e nëntë të gjithë të pranishmit të ngriheshin në këmbë për ta thirrur emrin e legjendës Fadil Vokrri. Kjo gjë kishte munguar në dy vitet e fundit për shkak të mungesës së tifozëve. Por në takim me Greqinë, kur po zhvillohej minuta e nëntë të gjithë ndezën dritat në telefonat e tyre dhe thirrej fuqishëm emri i legjendës Vokrri.

Berisha bën liderin në fushë

Valon Berisha është njëri nga lojtarët më aktivë te Kosova. Mesfushori gjatë gjithë kohës dëgjohej duke i motivuar bashkëlojtarët e tij. Përveç që kryen punën e tij në mënyrën më të mirë në fushë, Valoni është gjithmonë aty për t’i motivuar bashkëlojtarët.

Lutjet e Halimit ndaj gjyqtarit kryesor për mos t’i dhënë kartonë të verdhë 

Besar Halimi ka marrë kartonin e verdhë në minutën e 68-të të sfidës. Mesfushori kosovar bëri një ndërhyrje në sulm dhe në atë moment kur pa gjyqtarin me kartonë në dorë filloi t’i lutet për mos t’ia dhënë atë. Megjithatë gjyqtari francez Letexier kishte ndarë mendjen dhe e ndëshkoi. Kësisoj me kartonin e marrë, Halimi ka humbur mundësinë që të paraqitet në ndeshjen ndaj Spanjës.

Herolind Shala dhe Samir Ujkani tregojnë lidership, 90 minuta në këmbë në mbështetje të bashkëlojtarëve në fushë

Herolind Shala (29 vjeç) dhe Samir Ujkani (33 vjeç) janë dy lojtarët më të vjetër të Kosovës në këtë grumbullim. Por edhe pse ishin lënë në bankën rezervë nga trajneri Bernard Challandes, ata nuk po bënin polemika, përkundrazi po mbështetnin gjatë gjithë kohës bashkëlojtarët në fushë. Shala dhe Ujkani kanë qëndruar gjatë 90 minutave në këmbë duke bërë tifo për Kosovën, e shpesh herë reagonin edhe te gjyqtari i katërt për vonesat e lojës nga futbollistët grek.

Kontributi i këtyre dy futbollistëve për Kosovën është i jashtëzakonshëm, por ata janë shumë të nevojshëm për grupin edhe me përvojën e tyre të madhe dhe mbështetjen që po i japin futbollistëve të rinj. Edhe tek goli i barazimit, dyshja Shala e Ujkani vrapuan së bashku me lojtarët tjerë nga tribuna për të festuar golin me Vedat Muriqin dhe pjesën tjetër të ekipit.

Ulërima e trajnerit Bernard Challandes ndaj gjyqtarit të katërt

Greqia kishte kaluar në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë. Duke pasur epërsinë grekët e kanë vonuar gjatë gjithë pjesës së dytë lojën. E në momentin kur gjyqtari i katërt akordoi katër minuta shtesë atëherë erdhi edhe ulërima e madhe e trajnerit Bernard Challandes. Tekniku zviceran i Kosovës protestoi ashpër në drejtim të gjyqtarit të katërt, duke i thënë se duhej së paku gjashtë minuta shtesë për vonesat që bën futbollistët grek. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori