LAJMI I FUNDIT:

Prania e Daçiqit në konferencën për dhunën seksuale në Londër – kundërshtimi nga Gërvalla dhe reagimet në Twitter

Prania e Daçiqit në konferencën për dhunën seksuale në Londër –  kundërshtimi nga Gërvalla dhe reagimet në Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë duartrokitje të shumta nga të pranishmit në sallë, ku po mbahej Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, në Londër.

E gjithë kjo ndodhi pasi që Gërvalla refuzoi të përgjigjet në pyetjen për viktimat e dhunës seksuale, pasi që para saj për këtë temë ishte ftuar të flas ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e për të cilin Gërvalla tha se është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Miloseviq.


E prezenca e Ivica Daçiq në këtë konferencë nuk kaloj pa reagime të ndryshme në Twitter.

Alicia Kearns deputete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, tha se kjo është gabim.

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25 mijë e më shumë grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Slloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues”, ka shkruar Kearns.

Në anën tjetër, Rachel Hagan gazetare në “Daily Mirror” në llogarinë e saj në Twitter përmendi momentin e ministres Gërvalla që u prit me duartrokitje pas deklaratës për Daçiqin.

Në këtë konferencë, ministrja Gërvalla mori pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

“Drejtësia është gjithmonë kyçe në këtë çështje, pra çështja e sjelljes së drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale në konflikt, është kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht detyrë e secilit”, e nisi fjalimin e saj ministrja Gërvalla.

“Si një vend që ka dalë nga gjenocidi, më pak se 30 vjet më parë, nuk besoj se mund t’ju tregoj shumë ju, se si të merreni me dhunuesit, e kryersit e kësaj dhune në vendin tonë, sepse ata kanë ardhur nga jashtë vendit”, tha ministrja Gërvalla, duke aluduar në luftën e fundit në vend dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori