LAJMI I FUNDIT:

Postimi injorues i kombëtares së Portugalisë në momentin që Messi fitoi çmimin ‘The Best’

Postimi injorues i kombëtares së Portugalisë në momentin që Messi fitoi çmimin ‘The Best’

Pak minuta pas Cristiano Ronaldo doli i treti në garën për çmimin ‘The Best’ nga FIFA, faqja e kombëtares së Portugalisë ka bërë një kundërpërgjigje interesante.

Federata e Futbollit të Portugalisë nuk humbi kohë për t’u përgjigjur pasi Lionel Messi rrëmbeu çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të hënën mbrëma.


Ylli i Juventusit që fitoi çmimin e madh të FIFA-s në vitin 2016 dhe 2017, ishte i treti në këtë vit pas argjentinasit dhe Virgil van Dijkut.

Pak minuta pasi 32-vjeçari e fitoi çmimin në Teatro alla Scala në Milano, faqja zyrtare e Portugalisë në Twitter ka lënë një mbishkrim interesant.

Ronaldo injoroi Messin dhe Van Dijkun me votat e tij për çmimin 'The Best'
Lexo po ashtu Ronaldo injoroi Messin dhe Van Dijkun me votat e tij për çmimin 'The Best'

“Më i miri”, është mbishkrimi i portugezëve për kapitenin e tyre.

Për vitin e dytë me radhë 34-vjeçari nuk ka shkuar në ceremoninë e FIFA-s, mirëpo që ishte zgjedhur në formacionin e vitit. /Telegrafi/