LAJMI I FUNDIT:

Portieri Lee Grant kalon testet mjekësore te Unitedi

Portieri Lee Grant kalon testet mjekësore te Unitedi
STOKE ON TRENT, ENGLAND - FEBRUARY 01: Lee Grant of Stoke in action during the Premier League match between Stoke City and Everton at Bet365 Stadium on February 1, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Stoke City ka pranuar një ofertë nga Manchester United për Lee Grant.

E përditshmja britanike “Mirror” shkruan sot se Jose Mourinho ka këmbëngulur që ta transferoj portierin gjatë afatit kalimtar të verës.


Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit raportohet se është transferuar për shumën rreth dy milionë euro.

Lee Grant (Getty Images)

Madje, United ka arritur marrëveshje rreth pagës vjetore të ish-lojtarit të Derby Countyt dhe Sheffield Unitedit gjersa ka kaluar edhe testet mjekësore.

trajneri portugez e ka kërkuar si rezervist për të mbuluar largimin e mundshëm të Sergio Romeros, por edhe si gardian i tretë te Djajtë e Kuq.

Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit

Ai kërkonte një portier me përvojë, sepse po planifikon të dërgojë Joel Pereira në hua dhe ta lejojë të largohet Sam Johnstonen  /Telegrafi/