LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni mposht Lipjanin dhe ngritet në tabelë

Ponte Prizreni mposht Lipjanin dhe ngritet në tabelë

Me rezultat 84-67, Ponte Prizreni ka fituar kundër Lipjanit në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra prizrenase që luante si vendas, e nisi sfidën më mirë duke krijuar epërsi prej gjashtë pikësh në çerekun e parë (21:15).


Nikoqirët bënë paraqitje më të mirë edhe në dhjetëminutëshin e dytë (18:12) për ta ngritur akoma më shumë avantazhin para se të shkonin në pushim.

Pas kthimit nga pauza, mysafirët i shënuan dy pikë më shumë në çerekun e tretë të kësaj sfide (21:23).

Porse, vendasit e fituan sërish fraksionin e fundit (24:17) për të regjistruar fitore bindëse në këtë takim.

Kjo ishte fitorja e katërt e Ponte Prizrenit (që i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje deri më tani) dhe numëron tri humbje. Ndërsa aktualisht mban vendin e katërt në tabelë.

Lipjani është në fund të tabelës me vetëm një fitore dhe shtatë humbje në këtë fillimsezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori