LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni fiton kundër Lipjanit

Ponte Prizreni fiton kundër Lipjanit

Lipjani ka pësuar humbjen e katërt në katër ndeshje të zhvilluara, ku në takimin e fundit pësoi nga Ponte Prizreni 101:121 (29:29, 28:32, 18:29, 26:31).

Pjesa e parë ka qenë mjaft e barabartë me çerekun e parë që përfundoi 29:29, derisa ai i dyti 28:32 për Prizrenin.

Shkëputja e mysafirëve filloi në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë që e fitoi 18:29 dhe atë të fundit 26:31, duke arritur fitoren e dytë nga katër ndeshje.

Demarkus Stuckey realizoi 40 pikë për Lipjanin, derisa nga 20, shtuan Marquise Simuels dhe Fazli Vitia.

Malcolm Canada ishte më i miri te Ponte Prizreni me 27 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime. Ai u ndihmua nga Urim Zenelaj me 25 pikë, Elliott Cole me 21 dhe Qëndrim Ajazaj me 17.