LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Trepçës

Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Trepçës
(Foto: Facebook/KB” PONTE - Prizreni”)

Ponte Prizreni ka regjistruar fitore të ngushtë (81-79) si mysafir i Trepçës në palestrën “Minatori”, në ndeshjen e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët shënuan pesë pikë më shumë se ekipi nikoqir në çerekun e parë (20:25) duke kaluar në avantazh që në fillim.


Vendasit u kthyen në fraksionin e dytë për t’i shënuar dy pikë më shumë (14:12), mirëpo shkuan në pushim tri pikë disavantazh.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Në dhjetëminutëshin e tretë, prizrenasit e ngritën edhe më shumë epërsinë (22:26) duke shkuar në shtatë pikë.

Dhe përkundër se e fituan çerekun e fundit (23:18), mitrovicasit nuk arritën që ta kthenin rezultatin në favor të tyre.

Kjo ishte fitorja e 10 për Ponte Prizrenin që ka regjistruar po aq humbje dhe renditet e katërta në tabelë me pikë të njëjta me Bashkimin që ndodhet një vend më poshtë.

Trepça ka regjistruar humbjen e 11-të, ndërsa me nëntë fitore të arritura, qëndron ne pozitën e gjashtë në tabelë. /Telegrafi/