Janë publikuar pamjet e reja të sulmuesit që hajdutët bënë ndaj Sead Kolasinacit dhe Mesut Oizlit në këtë verë.

Dyshja e Arsenalit ishin sulmuar nga dy persona të maskuar, derisa mesfushori gjerman kishte edhe familjen e tij me vete në makinë.

Kolasinac është përshkruar si një hero në mediat sociale pasi luftoi kundër dy hajdutëve, të cilët u përballën me boshnjakun pas tentimit për të grabitur veturën e Ozilit.

Ndërkohë, gjermani mbeti në veturën e tij Mercedes G-Class 4×4 së bashku me gruan e tij Amine, e cili gjithashtu thuhet se ishte në makinë në kohën e incidentit.

Mediat angleze kanë publikuar tani pamjet e reja nga grabitja e armatosur që ndodhi në këtë verë.

Dy të akuzuar për grabitjen në tentativë që iu bë dy yjeve të Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil Dy të akuzuar për grabitjen në tentativë që iu bë dy yjeve të Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil
Reklama

Kolasinac shihet duke u vërsulur drejtë hajdutëve, derisa këta të fundit filluan të largoheshin me vrap.

Reklama

Dy personat e maskuar ishin me një skuterë dhe më pas e panë që boshnjaku ishte rezistent dhe nuk zmbrapsej nga ta. /Telegrafi/