LAJMI I FUNDIT:

Policia Kufitare sekuestron 24 thika në Merdar

Policia Kufitare sekuestron 24 thika në Merdar

Policia Kufitare në Merdar, gjatë ushtrimit të detyrimeve për kontrollin e kufirit shtetëror të Kosovës, ka konfiskuar njëzet e katër  thika.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 3 dhjetorit 2023, rreth orës 09:30.


Pas një kontrolli të detajuar të një autobusi Mercedes me targa vendore, u zbulua një sasi e armëve të ftohta.

Menjëherë u lajmërua prokurori kompetent për situatën dhe u hap rasti për “armëmbajtje pa leje”.

Me udhëzimin e prokurorit, armët u sekuestruan për hetime të mëtejshme, ndërsa i dyshuari u lirua sipas procedurave të duhura ligjore.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë rreth origjinës dhe qëllimit të armëve të gjetura./Telegrafi/