LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së 48 vjeçarit në Prizren – i dyshuari ende në kërkim

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së 48 vjeçarit në Prizren – i dyshuari ende në kërkim

Një ngjare e rëndë ka tronditur Prizrenin të dielën pasdite ku 48 vjeçari B.M u vra me armë zjarri. Dyshohet se personi ka shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.


Sipas raportit thuhet se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte çuar deri tek rasti tragjik.

“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Vritet me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari në arrati
Lexo po ashtu Vritet me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari në arrati

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq, mbrëmë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana në Prizren.

“Ngjarja ka ndodhur te shkolla që ndodhet në lagjen Arbana. Rreth orës 18:46 është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të emergjencës mjekësore. Rreth orës 19:00 është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është një mashkull (me inicialet B.M.) rreth moshës 48 vjeçar… i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, kishte deklaruar Bytyqi. /Telegrafi/