ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ylli i Manchester United, Paul Pogba ishte shumë afër të bashkohej francezët e Paris Saint Germain.

Francezi ishte i lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë verës pasi ai haptazi e pranoi se është i hapur për një sfidë të re në karrierën e tij.


Është raportuar gjatë gjithë verës se gjigantët italianë të Serisë A Juventus dhe ata spanjoll Real Madrid ishin të interesuara që të nënshkruanin me Paul Pogban.

GettyImages 1178191048 Paul Pogba te Manchester United . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Të dy klubet nuk mund t’i përmbushnin kërkesat e United që ishin 150 milionë funte (173 milionë euro) për mesfushorin.

Por sipas Sport klubi që ka qenë më afër të nënshkruajë me Pogban në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës ka qenë PSG.

GettyImages 1169954175 Harry Maguire e Paul Pogba. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola në ditën e fundit të afatit kalimtar ka biseduar për klientin e tij, por që marrëveshja nuk ka arritur të mbyllej. /Telegrafi/

telegrafi sport app