LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: PSG akoma po e vuan eliminimin nga Liga e Kampionëve

Pochettino: PSG akoma po e vuan eliminimin nga Liga e Kampionëve
(Foto: Twitter/Footy Accumulators)

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, e ka përshkruar si të papranueshme humbjen nga Monaco duke pranuar se skuadra është akoma duke e vuajtur eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Në mungesë të Lionel Messit (për shkak të simptomave të gripit), lideri i Ligue 1 u nënshtrua me rezultat 3-0 në takimin e të dielës në Stade Louis II.


PSG e ka të sigurt pozitën e liderit edhe për një kohë, mirëpo në pesë ndeshjet e fundit kampionale ka regjistruar tri humbje duke shtuar akoma më shumë presionin mbi Pochettinon, kur kihet parasysh edhe eliminimi nga Real Madridi në garën prestigjioze evropiane.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

“Jam i zhgënjyer për mënyrën si e filluam ndeshjen. Kjo është e papranueshme. Në këtë nivel të garës, nuk mund ta fillosh një ndeshje ashtu si e nisëm ne. Mund të jemi të kënaqur që ishte 1-0 në pjesën e parë, sepse ka mundur të jetë 2-0 ose 3-0”.

Monaco poshtëron PSG-në, e mposht me rezultat të thellë
Lexo po ashtu Monaco poshtëron PSG-në, e mposht me rezultat të thellë

“Ne pjesën e dytë, ishte më mirë, krijuam raste, por na kishte penalizuar pjesa e parë. Mendoj se është e papranueshme ta fillonim ndeshje ashtu si bëmë ne”.

“Është e dukshme se ajo që ndodhi në Ligën e Kampionëve na shkaktoi shumë dëm. Skuadra ka nevojë ta tejkalojë këtë. Kjo na parandalon që ta shfaqim performancën tonë më të mirë”.

“Pushimi për ndeshjet e përfaqësueseve duhet të na lejojë që ta ndryshojmë mentalitetin dhe të kthehem aty ku duhet. Duhet t’u qasemi ndeshjeve me përgjegjësinë që kemi kur e veshim këtë fanellë”, u ka thënë Pochettino gazetarëve në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori