LAJMI I FUNDIT:

Monaco poshtëron PSG-në, e mposht me rezultat të thellë

Monaco poshtëron PSG-në, e mposht me rezultat të thellë

Monaco e ka turpëruar Paris Saint-Germain duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e javës së 29-të në Ligue 1.

Ekipi i Mauricio Pochettinos e ka përjetuar edhe humbjen e tretë radhazi si mysafirë.


Pjesa e parë u karakterizua me lojë të hapur dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat, por me vendasit më të mirë dhe më konkret, duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Wissam Ben Yedder, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët parisien ishin skuadër më e mirë, më kërkuese, krijuan më shumë, por golin e gjeten përsëri vetëm vendasit dy herë.

Goli i parë u shënua në minutën e 68-të nga Kevin Volland, i cili shënoi për 2-0.

Kur pritej që ndeshje të shkonte drejt fundit, Ben Yedder (84’) shënoi nga penalltia për 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Monaco ngjitet në pozitën e shtatë me 44 pikë, ndërsa PSG mbetet në pozitën e parë me 65 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, PSG luan si vendas i Lorientit, ndërsa Monaco udhëton te Metzi. /Telegrafi/