LAJMI I FUNDIT:

Pochettino flet rreth lëndimit të James dhe bën thirrje për nënshkrime të reja

Pochettino flet rreth lëndimit të James dhe bën thirrje për nënshkrime të reja

Mauricio Pochettino ka kërkuar nga bordi i Chelesat për të “përmirësuar” skuadrën e tij në afatin kalimtar të janarit, pas humbjes me rezultat 2-0 ndaj Evertonit.

“Blutë e Londrës” u mposhtën për herë të tretë në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Abdoulaye Doucoure dhe Lewis Dobbin.


Ishte një paraqitje më e mirë se sa ajo ndaj Manchester United të mërkurën, por jo e mjaftueshme për të arkëtuar tri pikët.

Fitorja e Fulhamit ndaj West Hamit do të thotë se Chelsea ka rënë në pozitën e 12-të me vetëm 19 pikë të tubuara pas 16 ndsehjeve të luajtura.

Këto janë shifra mjaft shqetësuese duke marrë parasysh se ata shpenzuan rreth 1 miliardë euro në verën e vitit 2022, ku 435 milionë euro u shpenzuan vetëm gjatë kohës së Pochettinos në krye të klubit.

Por, tekniku argjentinas ka kërkuar nga bordi i klubit që të përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, duke iu kërkuar më shumë blerje.

“Futbolli ka të bëjë me shënimin e golave dhe ne nuk ishim aq të mirë para portës. Unë jam shumë, shumë i zhgënjyer. Ne nuk morëm pikët që meritonim. Mendoj se ishim më të mirë por nuk morëm atë që deshëm”, kishte thënë fillimisht Pochettino.

Chelsea rrit interesimin për talentin brazilian që ëndërron t’i bashkohet Barcelonës
Lexo po ashtu Chelsea rrit interesimin për talentin brazilian që ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

“Kjo ishte një ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u fituar. Është një problem për të cilin duhet të shqetësohemi. Ne duhet të analizojmë realitetin. Ne duhet të flasim dhe të përmirësohemi në afatin e ardhshëm kalimtar”, është shprehur ai.

Reece James çaloi gjatë pjesës së parë ndaj Evertonit duke pësuar tashmë një lëndim të ri.

“Ai ndjeu diçka në muskujt hamstring. Nuk është mirë për të që të pësoj një tjetër lëndim. Ai është një lojtar i rëndësishëm”, përfundoi Pochettino./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori