LAJMI I FUNDIT:

Pochettino dhe Raul, zëvendësuesit e mundshëm të Zidanes te Real Madridi

Pochettino dhe Raul, zëvendësuesit e mundshëm të Zidanes te Real Madridi

Zinedine Zidane është në rrezik të shkarkimit nga roli i trajnerit të Real Madridit, ndërsa mediat kanë filluar të zbulojnë emrat që mund ta pasojnë atë.

Mbretërit janë mposhtur në shtëpi nga Cadizi në kuadër të La Ligas, ndërsa disa ditë më vonë po ashtu si vendas u mposhtën nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Këto dy humbje si duket kanë rënduar shumë tek drejtuesit e klubit, të cilët më nuk e shohin si të paprekshëm trajnerin francez, Zinedine Zidane.

El Clasico mund të jetë vendimtare për punën e Zidane, dy humbjet në shtëpi ia kanë lëkundur karrigen
Lexo po ashtu El Clasico mund të jetë vendimtare për punën e Zidane, dy humbjet në shtëpi ia kanë lëkundur karrigen

Zidane me këto dy humbje tani e ka në rrezik punën dhe dy ndeshjet e ardhshme thuhet se janë vendimtare për ta shmangur shkarkimin.

Megjithatë, mediat spanjolle tashmë kanë filluar të zbulojnë emrat të mundshëm të trajnerëve që mund ta pasojnë francezin në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës AS, nëse francezi duhet të zëvendësohet, ekzistojnë dy kandidatë të qartë: Raul Gonzalez, i cili tashmë është në klub si trajneri i ekipit Castilla, dhe ish-trajner i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili i përshtatet profilit të Madridit.

Pesë gabimet e mëdha të Zinedine Zidane në Real Madrid që mund ta qojnë drejt largimit
Lexo po ashtu Pesë gabimet e mëdha të Zinedine Zidane në Real Madrid që mund ta qojnë drejt largimit

Nëse rezultatet e dobëta të Realit vazhdojnë dhe çojnë në një ndryshim të trajnerit, opsioni i preferuar i presidentit Florentino Perez do të ishte Raul.

Ishte pikërisht Perez ai që insistoi që legjenda e Los Blancos të kthehej në klub pas kohës së tij si ambasador i La Ligas në SH.B.A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori