LAJMI I FUNDIT:

Pesë gabimet e mëdha të Zinedine Zidane në Real Madrid që mund ta qojnë drejt largimit

Pesë gabimet e mëdha të Zinedine Zidane në Real Madrid që mund ta qojnë drejt largimit

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve e ka vendosur Zinedine Zidane në një pozitë të vështirë, nën presion serioz për të kthyer rezultatet.

Përballë tij nuk është një ndeshje e rëndomtë, pasi do të luajë El Clasicon e parë të sezonit.

Marca ka nxjerr pesë gabime e rënda që Zidane i ka bërë para dhe gjatë këtij kampionati, e që tani flitet se pozita e tij te Real Madridi po lëkundet. 


1/Planifikim i dobët për ndërtimin e ekipit

Në këtë pikë përgjegjësia ndahet me presidentin Florentino Perez, por nuk është sekret që Los Merengues nuk bën diçka më shumë në afatin kalimtar veror.

Martin Odegaard dhe Alvaro Odriozola u kthye nga huazimet e tyre, ndërsa klubi i besoi boshtit të vitit të shkuar. Ironikisht, të dy lojtarët janë të dëmtuar, kështu që nuk kanë qenë në gjendje të kontribuojnë asgjë deri më tani.


2/Isco dhe James, një krahasim që e dëmton Zidanen

Përderisa mesfushori kolumbian është bërë një nga yjet më të mëdhenj të sezonit në Ligën Premier për sezonin 2020/21, Isco, i cili në teori duhet të bëjë të njëjtën gjë në Real Madrid, është kritikuar shumë për paraqitjet e tij të dobëta.

Ajo që tani vihet në dyshim është vetëm mënyra se si Zidane e trajtoi ‘çështjen James’, një lojtar të cilit nuk i dha besim. Ai vuri bast për Iscon dhe deri më tani ky duket një vendin i dobët.


3/Besimi i verbër i Zidane te Marcelo

Marcelo ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit në epokën moderne, megjithatë koha e tij në klub duhet të kishte marrë fund. Ai ka pasur rënie për të paktën dy sezone dhe ka qenë shkaktar i dy humbjeve të fundit të ekipit.

Ai po bën gabime mbrojtëse që i kanë kushtuar skuadrës dhe nuk kontribuon më në sulm, megjithatë Zidane vazhdon t’i japë minuta.


4/Shitjet e Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon

Edhe një herë, ky është një gabim me përgjegjësi të përbashkët midis trajnerit dhe departamentit teknik të drejtuar nga Perez.

Los Blancos iu duheshin paratë, kështu që vendimi u mor për të shitur Achraf Hakimin për 40 milionë euro dhe Sergio Reguilon për pak më pak se 30 milionë euro.

Këta dy lojtarë kishin qenë pjesë e klubit që kur ishin nëntë vjeç, ndërsa tani po shkëlqejnë larg Madridit, pavarësisht se ata luanin në dy pozicionet më problematike brenda ekipit të Zidane në këtë moment.


5/ Jovic, Odegaard dhe Vinicius Jr, nuk ka besim në ta 

Zidane ka zgjedhjen e tij të preferuar të lojtarëve që do të jenë gjithnjë fillestarë nëse janë në dispozicion: Courtois, Ramos, Varane, Carvajal, Casemiro, Kroos, Modric dhe Benzema.

Megjithatë, është një grup individësh që nuk ndiejnë të njëjtën besim nga trajneri. Zidane ka shumë dyshim tek lojtarët se nuk ka fituar me të, dhe kjo pasqyrohet më pas në paraqitjet e tyre kur ata marrin minuta në fushë.

Luka Jovic edhe pse qëndroi, tani duket me një këmbë jashtë, ndërsa Vinicius Jr edhe pse luan më shpesh, duket se nuk e ka besimin e plot të trajnerit.

Njëjtë është situata edhe me Rodrygo dhe Odegaard. Kjo mungesë besimi shfaqet edhe në ndeshje, kur ata luajnë.  /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori