LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen këtë sezon në La Liga, top ylli i Villarrealit i vetëofrohet Barcelonës

Po shkëlqen këtë sezon në La Liga, top ylli i Villarrealit i vetëofrohet Barcelonës

Mesfushori i Villarrealit, Alejandro Baena, është një ndër lojtarët më të spikatur në La Liga këtë sezon.

Sezonin e kaluar, ai ishte një ndër lojtarët më të përfolur në shtypin spanjoll, kjo për shkak të një incidenti që kishte ndodhur mes tij dhe yllit të Real Madridit, Federicio Valverde.


Kishte dyshime se Valverde e kishte goditur atë me grusht në parking pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit, ndërsa uruguaiani kishte pretenduar se Baena ka ofenduar fëmijën e tij të palindur.

“Nuk kam folur më me Valverden. Nuk dëshiroj të them asgjë”, ka thënë Baena kur është pyetur për incidentin.

Ai gjithashtu ka treguar se sa shumë do të dëshironte që të luante një ditë për Barcelonën.

Kimmich thyen heshtjen për kalimin e mundshëm te Barcelona
Lexo po ashtu Kimmich thyen heshtjen për kalimin e mundshëm te Barcelona

“Kush nuk do ta pëlqente? Të luajë për Barcelonën është një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Çdo lojtar në botë do të donte të luante për Barcelonën, por unë jam tek klubi i jetës sime dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Baena.

Baena gjithashtu i tregoi Barcelonës se çfarë duhet të bëjnë ata nëse duan të sigurojnë shërbimet e tij.

“Unë kam një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Mendoj se duhet të flasim me Fernandon (presidentin e Villarrealit) për këtë çështje, por unë mendoj se ata duhet të paguajnë 60 milionë, nëse duan që unë të largohem”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Kalo në kategori