LAJMI I FUNDIT:

Po raportonte rreth sulmeve të Turqisë në kufi me Sirinë, momenti kur gazetarja ndërpritet nga djali i saj katërvjeçar

Po raportonte rreth sulmeve të Turqisë në kufi me Sirinë, momenti kur gazetarja ndërpritet nga djali i saj katërvjeçar

Ky është momenti kur një reportere amerikane e lajmeve u ndërpre nga vogëlushi i saj gjatë një transmetimi në lidhje me sulmet ajrore Turqi-Siri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, derisa korrespodentja e NBC News, Courtney Kube po raportonte për sulmet ndaj milicisë kurde në veri-lindje të Sirisë, djali katërvjeçar Ryan u shfaq para ekranit.


Duke tërhequr vëmendjen e mamasë së tij, vogëlushi shihet gjithashtu duke e kapur atë, ndërsa ajo përpiqet të vazhdojë më tej.

Ajo arrin të vazhdojë, por ndërsa ai e kap atë, ajo nuk mund të vazhdojë por fillon të qeshë.

Ajo më pas thotë: “Më falni, fëmijët e mi janë këtu …”, para se në ekran të shfaqej një hartë e Sirisë dhe Turqisë.

MSNBC e ndau videon në Twitter, duke e titulluar atë, “Ndonjëherë lajme të papritura që ndodhin ndërsa raportoni drejtpërdrejtë”, me hashtags #MSNBCMoms dhe #workingmoms.

Rastet kur fëmijët ndërpresin punën e prindërve të tyre gazetarë nuk janë të rralla.

Një i tillë kishte ndodhur edhe dy vite më parë kur Robert Kelly është bërë i popullarizuar kur në zyrë i hynë fëmija, teksa po fliste mbi gjendjen politike në Korenë e Jugut.

Mënyra se si reagoi dhe intervenimi i bashkëshortes për t’i marrë prapa të vegjlit, kishte bërë xhiro në internet dhe u pëlqye në masë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kalo në kategori