LAJMI I FUNDIT:

A po pret Ilnisa që Meritoni ta ndërpresë garën? Ish-banorja flet për herë të parë pas eliminimit

A po pret Ilnisa që Meritoni ta ndërpresë garën? Ish-banorja flet për herë të parë pas eliminimit

Ilnisa Agolli, njëra prej banoreve më të përfolura të BBVA 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.


Foto: Top Channel/YouTube

Enxhi Nasufi: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?

Ilnisa: Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke i thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë.

Teksa komentoi marrëdhënien e saj me Meritonin, gazetarja u shpreh se tek ai kishte gjetur mbështetje në çdo lloj forme ndërsa pyetjes nëse i kishte takuar familjarët e tij, preferoi të mos i përgjigjej.

A ia ka dërguar ajo dronin Romeos? Vesa zbulon të vërtetën
Lexo po ashtu A ia ka dërguar ajo dronin Romeos? Vesa zbulon të vërtetën

“Unë te Meritoni jam mbështetur në çdo lloj forme. Pa njëri-tjetrin nuk funksionon. Ai është një model që literalisht jam frymëzuar, më erdhi një vetëpërmbajtje, një vetëkontroll. Unë jam shumë rebele në mendim por u frymëzova me durimin që ma dha ai djalë që e njoha aty brenda”- u shpreh Ilnisa.

Enxhi Nasufi: Nuk e di a ke komunikuar me familjarët e Meritonit, vëllai i tij kur ishte brenda nuk pranoi të të takonte.

Ilnisa: Po më duket vetja sikur jam akoma në shtëpi me këto pyetje. I bëjmë një ‘skip’ kësaj pyetje. Kam vetëm pak orë jashtë dhe po ambientohem akoma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Kalo në kategori