LAJMI I FUNDIT:

Plisat me kërkesë të jashtëzakonshme që përkrahet nga kryetari Shpend Ahmeti: Ndeshja vendimtare të zhvillohet në Prishtinë

Plisat me kërkesë të jashtëzakonshme që përkrahet nga kryetari Shpend Ahmeti: Ndeshja vendimtare të zhvillohet në Prishtinë
Stadiumi i Prishtinës do të jetë bukuria e futbollit edicionine ardhshëm, Foto: Telegrafi

Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, me anë të një komunikate të jashtëzakonshme kanë bërë një kërkesë po aq të jashtëzakonshme për të zhvilluar ndeshjen e fundit në stadiumin e qytetit të Prishtinës, i cili ka vite që ka nisur që të renovohet, përkundër faktit se punimet nuk janë deklaruar të përfunduara.

Në komunikatën e tyre, Plisat citojnë kushtet e vështira ekonomike për të realizuar një udhëtim në Pejë si arsyen pse institucionet duhet t’ia mundësojnë Prishtinës të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpinë e vet në Prishtinë dhe në stadiumin e renovuar.


Ndeshja është caktuar që të zhvillohet në Pejë pasi punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës ende nuk janë deklaruar si të përfunduara, por Plisat besojnë se të gjithë qytetarët e Prishtinës do të ishin të pranishëm në stadium nëse ndeshja do të zhvillohej në kryeqytet pasi do të ishin në përkrahje të klubit të zemrës në këtë ndeshje jetike.

Kjo kërkesë ka gjetur mbështetjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili ka dërguar tashmë një kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të lejojë zhvillimin e kësaj ndeshje dhe të bëhet kështu hapja zyrtare e stadiumit të renovuar, edhe pse punime të caktuara në tribuna nuk kanë përfunduar.

Prishtina në ndeshjen e fundit të këtij edicioni do të duhet të fitojë me dy ose më shumë gola epërsi për t’u shpallur kampion për herë të parë pas katër vitesh.

Komunikata e Plisave:

Për: Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Komunën e Prishtinës dhe FFK.

Nga: “Plisat Prishtinë”

K Ë R K E S Ë

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të lartëcekura si dhe gjithë ju dashamirë të sportit.

Tifogrupi ynë “Plisat” bashkë me qytetarët e Prishtinës kërkojnë që pas gati 3 vjet pritjesh, peripetish dhe vështirësive të funksionimit të klubit të futbollit Prishtina bashkë me ne Plisat, si shkak i renovimeve në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës të kthehemi në ndeshjen vendimtare-jetike për klubin tonë, mu në shtëpinë tonë si vendas për ndeshjen finale të kampionatit për këtë edicion, Prishtina – Drita.
Ne gjithmonë duke qenë falenderues për investimin e bërë ndaj MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës për renovimin e bërë në stadiumin tonë, konsiderojmë që ka ardhur momenti më i veçantë dhe më i mirë i mundshëm që të zhvillohet ndeshje kampionale në qytetin tonë pas gati 3 vjet pritje.
Qytetarët e Prishtinës bashkë me tifozët më besnik të klubit meritojmë një mundësi të tillë, ngase dihet mirë që fitorja eventuale me 2 ose më shumë golla do e shpallte klubin tonë të zemrës Kampion të Kosovës në Futboll si dhe nënkuptohet pjesëmarrëse në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve të Europës.
Ju lutem merrni për bazë gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët mezi po ja dalin të mbijetojnë e leremë të bëjnë shpenzime ekstra të cilat janë të konsiderueshme për çdo qytetar të Kosovës normal edhe për qytetarët e Prishtinës të cilët hiç më mirë nuk qëndrojnë.
Çdo qytetar i Prishtinës e ndjen për obligim që të jetë pranë klubit të zemrës në këto momente vendimtare andaj ju lutem na e mundësoni një gjë të tillë duke na lejuar që ndeshjen e fundit Kampionale, Prishtina – Drita ta ndjekim nga afër në Stadiumin e Qytetit tonë.Plisat si gjithmonë premtojmë spektakël si dhe anim korrekt drejt objektivave madhore të klubit KF Prishtina dhe Qytetarëve të Prishtinës pra për Titullin Kampion dhe Kupën e Kosovës.

Duke shpresuar që kërkesa jonë do të has në mirëkuptim nga ana juaj, presim që sa më shpejtë që është e mundur të merret vendimi i shumëpritur nga të gjithë ne.

Kryesia e Plisave
12 Maj 2018
Prishtinë.

Deklarata e Shpend Ahmetit:

Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë. Kërkesa ime për Federaten, Punëkryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dijmë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori