LAJMI I FUNDIT:

Platini: Serie A tani është me konkurruese

Platini: Serie A tani është me konkurruese

Michel Platini beson se niveli i konkurrencës është përmirësuar në Serie A, pasi Juventusi nuk është aq dominues sa ka qenë.

Zonja e Vjetër nga Torino janë në krye të kampionatit së bashku Napolin pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, pasi të dy skuadra kanë ende një rekord prej 100 për qind të fitoreve.


Maldini tregon se cilët ishin sulmuesit më të mirë që ka luajtur kundër tyre (Foto)
Lexo po ashtu Maldini tregon se cilët ishin sulmuesit më të mirë që ka luajtur kundër tyre (Foto)

Megjithatë, sipas legjendës franceze të futbollit, niveli i konkurrencës është përmirësuar shumë në Serie A këtë vit.

“Niveli i konkurrencës është përmirësuar në Serie A, pasi Juventusi nuk është aq dominues sa ishin”, ka thënë fillimisht Platini për beIN Sports.

Këta janë 10-shat më të mirë të të gjitha kohërave (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 10-shat më të mirë të të gjitha kohërave (Foto)

“Interi dhe Milani kanë investuar shumë në tregun e transferimeve, ndërsa aty janë edhe Roma dhe Napoli”, përfundoi ish-ylli i Juventusit.

Juventusi ka fituar gjashtë titujt e fundit të kampionatit, duke vendosur rekord të gjitha kohërave me më shumë kampionate radhazi. /Telegrafi/