LAJMI I FUNDIT:

Platini: Isha kundër VAR-it nga dita e parë

Platini: Isha kundër VAR-it nga dita e parë
Michel Platini (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është akoma kundër VAR-it, duke deklaruar se ai ishte kundër që nga dita e parë, pasi sipas tij futbolli nuk mund të gjykohet me video.

Platini ka dhënë një intervistë për Il Corriere dello Sport për një numër çështjesh dhe u pyet për mendimin e tij për VAR-in, i cili ka tërhequr kritikat në të gjithë Evropën.


“Unë e thashë atë që nga dita e parë, nuk e mbaja me vete, unë deklarova kundërshtimin tim ndaj teknologjisë, veçanërisht nëse përdoret në këtë mënyrë”, ka thënë fillimisht Platini për Il Corriere.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: VAR është një rrëmujë, nuk më ka pëlqyer nga fillimi
Lexo po ashtu Presidenti i UEFA-s, Ceferin: VAR është një rrëmujë, nuk më ka pëlqyer nga fillimi

“Futbolli nuk mund të gjykohet me video. Televizioni shtrembëron tërë perceptimin e incidenteve individuale”.

“Futbolli është një sport kontakti, ka ndërhyrje të rregullta, të cilat nëse kalohen përmes filtrit të TV-së dhe ngadalësohen, çojnë në interpretime të papranueshme”.

VAR-i ka krijuar shumë rrëmujë (Foto: Getty Images/Guliver)

“Një faull duhet të vlerësohet dhe gjykohet në kohë reale”.

“VAR-i gjithashtu vret eksitimin e golit, ai e detyron lojtarin ta festojë atë pesë minuta më vonë, dhe ndonjëherë edhe dy herë”.

Të gjitha lajmet rreth VAR-it
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth VAR-it

“Për një lojë më të barabartë, VAR-i nuk është i nevojshëm, por gjyqtarë më të mirë”.

“Polemika e teknologjisë nuk kufizohet vetëm në Itali, por edhe në Angli, Spanjë dhe Gjermani”, përfundoi ish-presidenti i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori