LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, shqiptarëve të arrestuar në Spanjë u konfiskohen pesë milionë euro

Pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, shqiptarëve të arrestuar në Spanjë u konfiskohen pesë milionë euro

Pasuria prej 5 mln euro e sekuestruar sot i takon dy shqiptareve te arrestuar me 30 prill në Spanje, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze, që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

Në pranga u vunë dy persona, njeri prej të cilavë perdorte 5 identitete të ndryshme.


“Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin”- është njeri nga të arrestuarit, ndërkohë që tjetri është Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thanë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan. Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

TRAFIKU

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, që i referohen burimeve nga Policia lokale, droga kalohej në valixhe të mëdha me ngjyrë të zezë. Gjithçka kamuflohej me shërbimet e një kompanie, që merrej me transport mallrash.

Ndërsa valixhet e mbushura me kokainë dhe para transportoheshin nga Kolumbia në Spanjë përmes fluturimeve me charter. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian që drejtonte linjën e trafikut në nisje. Ndërsa në mbërritje gjithçka kalonte në dorën e dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Policia spanjolle si kreu i grupit. Shqiptari tjetër i arrestuar ishte krahu i tij i djathtë.

OPERACIONI

Hetimet për zbulimin e organizatës që trafikonte kokainë kishin nisur prej muajit nëntor. Pas disa verifikimesh, oficerët e Antidrogës ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë.

Oficerët e Policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n kishin mundur të zbulonin se krerët e grupit ishin zhvendosur në Spanjë me qëllim që të krijonin aty një pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë. Në këtë kohë u zbulua se kokaina ishte fshehur në disa valixhe të mëdha, me ngjyrë të zezë./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori