ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Rozeta Dobi, sanitarja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë të mërkurë lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pastruese, raporton euronews.al


Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e Rozeta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të fshehura në tubin e aspirimit.


U sekuestruan gjithashtu 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.

Çështja mori jehonë të madhe publike jo vetëm për shumat e konsiderueshme të parave të gjetura, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Rozeta Dobi ka rifituar sot lirinë, duke lënë qelinë e burgut të Pojskës si përfituese e amnistisë penale.