LAJMI I FUNDIT:

500 mijë euro në banesë, Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin dhe Rozeta Dobin

500 mijë euro në banesë, Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin dhe Rozeta Dobin

Prokuroria e Tiranë ka dhënë sot pretencën për Alda Klosin, pastrueses së saj Rozeta Dobi dhe të birit të kësaj të fundit. Prokuroria, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me gjashtë vite burg dhe të aplikohej gjykimi shkurtuar.

Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.


Për Alda Klosin ish-zyrtare e lartë, u kërkua 2.6 vjet burg. Seanca u mbajt në gjykatën e Tiranës. Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur ndërkohë Alda Klosi nuk ishte e pranishme në seancë.

“Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënjen e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi me ka kërkuar që ti mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur ti bej asgjë keq, unë skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamucos, varsja ka qene e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë”,-tha Rozeta Dobi.

Mbrojta e Rozeta Dobit ka kërkuar pezullim të dënimit me burg, duke arsyetuar se e pandehura është treguar bashkëpunuese dhe se pas humbjes së bashkëshortit të saj ajo duhet të kujdeset për djalin.

Gjithashtu mbrojtja e Dobit ka kërkuar edhe kthimin e të gjitha pasurive të deklaruara para datës së vjedhur.

“Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithë ngjarja, te merret parasysh fakti që Dobi nuk do të jetë e dënuar, ata kanë edhe një fatkeqësi ka ndërruar jete bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet te kujdeset për djalin, kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë qe çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pak javë më parë pushimin e çështjes për Alda Klosin për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve. Krahas pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës vijon edhe hetimin pasuror për Alda Klosin.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori