LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë dhuroi tri shtylla dhe një gol: Drita 0-1 Prishtina

Pjesa e parë dhuroi tri shtylla dhe një gol: Drita 0-1 Prishtina

Prishtina është në epërsi pas përfundimit të pjesë së parë të Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit kanë përfunduar 45 minutshin e parë me një gol diferencë kundër Dritës, ku golashënues ishte sulmuesi Mankenda.


Gjilanasit dhe prishtinasit paraqiten dy anë të medaljeve para para dhjetë mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin e renovuar të qytetit të Prishtinës, i cili tashmë ka marrë edhe emrin e legjendës së ndjerë, Fadil Vokrri.

Për këtë të fundit u mbajt edhe një minutë heshtje dhjetë mijë tifozët dhe të gjithë të pranishmit në stadium.

“Plisat” kishin më shumë raste në 45 minutshin e parë duke e goditur në tre raste edhe shtyllën e “Intelektualëve” gjersa njëherë e gjetën rrugën e golit.

Mankenda në të dytën minutë kishte një rast të mirë për shënim, por që nuk arriti të shfrytëzonte harkimin e mirë të Khaliditi dhe gabimit të portierit, Bakajt.

Pesë minuta Ergyn Ahmeti dërgoi një gjuajtje të fortë drejt portës së Dritës, por që kësaj radhe Bakaj u tregua më i vëmendshëm dhe e dërgoi topin në korner.

Allen Jasharovki pasi mashtroi dy mbrojtës gjilanas në të 16 minutë, por nuk arriti ta parabollonte portierin Bakaj.

Dy minuta më vonë, po i njëjti lojtar nuk pati fat duke goditur shtyllën pasi dërgoi një goditje të fuqishme nga një distancë prej 25 metrave.

Ahmeti bëri një pasim të saktë në të 23 minutë në drejtim të sulmuesit Mankenda, i cili i gjendur i vetëm para portës së gjilanasve, goditi vetëm shtyllën vertikale të kampionëve të Kosovës.

Hoxha nuk arriti të shfrytëzojë një rast në të 30 minutë duke goditur sërish shtyllën vertikale të Bakajt.

Vetëm në minutën e 34, sulmuesi Mankenda arriti të sjell në epërsi skuadrën kryeqytetase duke goditur topin nga njëzet metra dhe i solli epërsinë e parë Prishtinës.

Pas kësaj te dy skuadrat e kërkuar rrugën e golit dhe kështu pjesa e parë përfundoi 1-0 për Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori