Pjesa e parë, Atalanta 0-0 Real Madrid: Një karton i kuq për italianët, rastet për mbretërit


Është mbyllur pjesa e parë mes Atalantas dhe Real Madridit me rezultat të barabartë 0-0.
Ndeshja e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, ku kushtëzua nga një karton i kuq që në fillim të ndeshjes.
Zhvillohej minuta e 13-të, kur Remo Freuler u largua nga loja për një ndërhyrje të palejueshme pak jashtë zonës.
Edhe pse italianët protestua, gjyqtari nuk e ndërroi vendimin.
https://twitter.com/Aike_007/status/1364673479040204800
Real Madridi me një lojtarë më shumë kishte disa raste, por më i miri ishte në fundin e pjesës së parë me Casemiron, por portieri Gollini ishte në vend.
Pjesa e dytë mund të sjell raste më të mira, por edhe gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































