LAJMI I FUNDIT:

Pjanic do të largohet nga Barça, Chelsea dhe PSG në garë për boshnjakun

Pjanic do të largohet nga Barça, Chelsea dhe PSG në garë për boshnjakun

Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim në Camp Nou.

Aventura e mesfushorit boshnjak në Camp Nou nuk ka shkuar siç duhet, pasi ai nuk ka arritur të lë gjurmë te Barcelona.


Reprezentuesi boshnjak nuk ka qenë një titullar i rregullt te gjiganti katalunas, pasi para tij trajneri Koeman preferonte lojtarët si Frenkie De Jong, Pedri e Sergio Busquets.

Barcelona e ka nxjerr në shitje lojtarit dhe nga shitja e tij synon të fitojë mbi 30 milionë euro.

E ardhmja e tij është ende në dyshim, pasi Pjanic nuk ka vendosur ende nëse do të provojë Ligën Premier në Angli apo do të rikthehet në Francë.

Chelsea është vënë pas lojtarit, por në garë ndodhet edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediumi francez Le10Sport shkruan se parisienët janë favorit për të nënshkruar me Pjanic, pasi lojtari e njeh mirë kampionatin francez dhe mund të përshtatet mirë në PSG.

31-vjeçari këtë edicionk a zhvilluar 29 ndeshje zyrtare me Barcelonën, por që nuk ka arritur të shënojë ose asistojë ndonjë gol. /Telegrafi/