LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Duhet ta mposhtim Napolin

Pjanic: Duhet ta mposhtim Napolin

“Besojmë tek vendi i dyte. Me Torinon morën tri pike të rëndësishme dhe të hënën me Napolin duhet të fitojmë”.

Kështu është shprehur Miralem Pjaniç lidhur me ndeshjen e rëndësishme të 25 prillit, që vlen shumë për vendin e dytë në kampionat.

“Me 7 pikë diference ndaj Interit ne jemi më të lirshëm, por duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Napolit për të siguruar vendin e dytë dhe për ketë na duhet vetëm fitorja”, është shprehur mesfushori boshnjak, i cili nuk la pa përmendur rikthimin në ketë ndeshje të sulmuesit Higuain.