Pilotja e bukur Formula 1, pjesë e një klipi muzikor (Foto)

Carmen Jorda për një moment e ka lënë mënjanë botën e motorëve, për t’u shndërruar në protagonisten e një videoklipi muzikor.
Pilotja testuese e skuadrës Lotus Renault ka spikatur me pamjen fizike të saj edhe jashtë Formula 1 dhe së fundmi është shfaqur në videon muzikore të këngës më të re të DJ-it të njohur holandez, Hardwell, me titullin “Run Wild”, transmeton TCH.
Në të vërtetë, Jorda është shfaqur edhe në videon e këngës “United We Are”, ndërsa drejtonte një makinë Audi R8, por në klipin e “Run Wild” të Hardwell, protagonizmi i saj është më i madh.




























































