LAJMI I FUNDIT:

Pikëpamjet e kapitenëve të kombëtareve mbi bojkotin e Copa Americas – Casemiro, Cuadrado dhe Suarez në pritje të Messit

Pikëpamjet e kapitenëve të kombëtareve mbi bojkotin e Copa Americas – Casemiro, Cuadrado dhe Suarez në pritje të Messit

Turneu i Copa America 2021 është planifikuar të fillojë më 13 qershor, por ka ende paqartësi të madhe mbi atë nëse kjo do të ndodhë.

Tani, një grup lojtarësh brazilianë kundër turneut kanë kontaktuar me kapitenët e kombeve të tjerë për të bojkotuar turneun pas zhvendosjes nga Argjentina në Brazil.


Gazeta Marca ka bërë një rishikim të situatës dhe ka treguar lojtarët kryesorë të kombëtareve në përpjekjet për të parandaluar zhvillimin e turneut.

Casemiro, zëdhënësi i rebelëve

Kapiteni i Brazilit ka qenë kundërshtari më i qartë i Copa Americas. Kur ai refuzoi të paraqitej në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kualifikuese kundër Ekuadorit, ai e bëri të qartë pikëpamjen e tij. Të bashkuar nga Neymar, të dy kanë kontaktuar kapitenët e tjerë për të zbuluar qëndrimin e tyre nëse turneu duhet të vazhdojë.

Brazili mund ta bojkotoj Copa American pas zhvendosjes së turneut në atdheun e tyre, Casemiro dhe Tite e konfirmojnë
Lexo po ashtu Brazili mund ta bojkotoj Copa American pas zhvendosjes së turneut në atdheun e tyre, Casemiro dhe Tite e konfirmojnë

Juan Cuadrado, kundër që turneu të zhvillohet

Skuadra e Kolumbisë nuk humbi kohë në deklarimin e kundërshtimit të tyre për të luajtur në Copa America. Në një deklaratë të bërë përmes Shoqatës Kolumbiane të Futbollistëve Profesionistë, lojtarët shkruan për shqetësimin e tyre për zhvillimin e turneut duke pasur parasysh rrezikun nga COVID-19. Juan Cuadrado ishte i shpejtë për ta shpërndarë këtë deklaratë në faqen e tij të mediave sociale.

Uruguai mbështet plotësisht Brazilin

Luis Suarez, Edinson Cavani dhe Fernando Muslera kanë demonstruar publikisht kundërshtimin e tyre ndaj turneut. “Ju duhet t’i jepni përparësi shëndetit”. Unë jam kundër lojës në Copa America”, ka thënë Luis Suarez.

Në pritje të Messit

Aty ku kapitenët e tjerë kanë shprehur kundërshtimin e tyre, kjo nuk ka qenë e njëjtë me Lionel Messin. Kapiteni i Argjentinës ka heshtur për këtë çështje, gjë që është befasuese, duke pasur parasysh natyrën tepër delikate të çështjes. Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka deklaruar se Messi ndan të njëjtin mendim si lojtarët brazilianë.

Kili mund të jetë i radhës

Kundërshtari tjetër për të shprehur kundërshtimin e këtij turneu mund të jetë Kili, veçanërisht duke pasur parasysh që Claudio Bravo ndau dhomën e zhveshjes në Barcelona me Neymar, Luis Suarez dhe Messi ndërsa ata fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Kupa e Amerikës afër bojkotit, situata nuk flet në favor të garës
Lexo po ashtu Kupa e Amerikës afër bojkotit, situata nuk flet në favor të garës

Bolivia dëshiron që turneu të zhvillohet

Bolivia mbajti një qëndrim krejtësisht të ndryshëm të mërkurën e kaluar, duke deklaruar mbështetjen e tyre publike për turneun në kanalet e tyre të mediave sociale. Koha do të tregojë nëse mendimi i tyre do të mbetet i njëjtë, ose nëse ata do të rreshtohen me kombet e tjera.

Qëndrimet e kombeve të tjera

Media të ndryshme kanë raportuar se Neymar ka vendosur kontakte me Inner Valencia dhe Ayrton Preciado, kapitenët e Ekuadorit, për të mbështetur pozicionin e tij, edhe pse kjo mbështetje ende nuk është bërë publike.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori