LAJMI I FUNDIT:

Piers Morgan tenton të tallet me tifozët e Chelseat, por John Terry e bën të pendohet për postimin në Twitter

Piers Morgan tenton të tallet me tifozët e Chelseat, por John Terry e bën të pendohet për postimin në Twitter

Piers Morgan është tallur me tifozët e Chelseat për transferimet që i kanë bërë në afatin kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe tani në janar.

Shpenzimet e Bluve shkuan mbi 700 milionë euro nga marrëveshjet e realizuara në këto dy afate, derisa gazetari që mbështet hapur Arsenalin ka bërë një postim në lidhje me renditjen e rivalit lokal në tabelën e Ligës Premier, përkundër prurjeve të reja.


“Rikujtim për tifozët e Chelseat: Ne jemi në krye të tabelës, ju jeni në vendin e 10-të, dhe ne jemi 21 pikë para jush me një ndeshje më pakë të zhvilluar. Mund të shpenzoni sa të mundeni, mirëpo me të vërtetë do t’ju duhet të blini një teleskop për ta parë Arsenalin”, thuhet në postimin e tij në Twitter.

Detaje nga transferimi rekord i Enzo Fernandez te Chelsea
Lexo po ashtu Detaje nga transferimi rekord i Enzo Fernandez te Chelsea

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe legjenda e Chelseat, John Terry i ka rikujtuar Morganit se ku ka qenë Arsenali në vitet e fundit.

“Ju ishit te humbur për 20 vite! Dhe ende keni rrugë të gjatë për të bërë. Unë kam fituar më shumë trofe prej që jam pensionuar se luajturi golf se sa që ka fituar Arsenali”, është reagimi i Terryt në postimin e Morgan.

Chelsea krenohet se ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy Liga të Evropës (njërin duke e mposhtur Arsenalin në finale), ndërsa Topçinjtë ende nuk e kanë këtë ndjesi, ndërsa këtë sezon janë në rrugë të mirë për të fituar Ligën Premier pas 20 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori