LAJMI I FUNDIT:

Phil Foden gati të rinovojë me Man Cityn, do të fitojë shtatë herë më shumë me kontratën e re

Phil Foden gati të rinovojë me Man Cityn, do të fitojë shtatë herë më shumë me kontratën e re

Phil Foden është i vendosur për një rritje të madhe page në Manchester City, gjë që do të bëjë që paga e sulmuesit të rriten me mbi shtatë herë nga marrëveshja e tij aktuale.

22-vjeçari është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e planeve të Pep Guardiolës në vitet e fundit dhe shitjet e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus do të thotë se ai ka edhe më shumë gjasa të fillojë ndeshjet në sezonin e ardhshëm.


Pavarësisht kësaj, kontrata e të riut mbetet e njëjta që ai nënshkroi në dhjetor të vitit 2018, jo shumë kohë nga debutimi i tij si lojtar i ekipit të parë për kampionët e Ligës Premier.

Kjo thuhet se do të thotë se ai ka është duke u paguar me me paga bazë prej ‘vetëm’ 30 mijë funtesh apo 35.9 mijë eurosh në javë, ndërkohë që është njëri nga lojtarët kryesor që ndihmuan në fitimin e titullin kampion sezonin e fundit.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, kjo është gati të ndryshojë, pas raportimeve për një kontratë të re, me gazetën që pretendon se Foden tani ka rënë dakord për një marrëveshje rinovimi.

Foden thuhet se do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me vlerë shtatë herë e gjysmë më shumë se paga e tij aktuale, duke e çuar atë në një pagë prej 225 mijë funtesh apo 270 mijë eurosh në javë (14 milionë euro në vit).

Marrëveshja e Foden në Etihad nuk do të skadonte për dy vjet të tjera, por, me marrëveshjen që ka qenë në tavolinë për disa muaj, ajo do të vijë si një nxitje për Guardiolën për të konfirmuar marrëveshjen e re.

Fodenit i ishte ofruar fillimisht një kontratë 150 mijë funtesh apo 180 mijë eurosh në javë nga klubi në pronësi të Abu Dhabit, por e kishte refuzuar atë, duke luajtur ‘kumar’ për të fituar më shumë para dhe duke u dëshmuar se kishte të drejtë.

Reprezentuesi anglez tani mund të përqendrohet në sezonin e ardhshëm, me kampionët që fillojnë mbrojtjen e titullit kundër West Hamit të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori