Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë nënshkruar vendimi për vazhdimin e mandatit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, edhe për pesë vjet të tjera.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë duke u bazuar në besimin e ekzekutivit në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në udhëheqjen e institucionit kryesor të inteligjencës në vend.

"Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë", ka shkruar Haxhiu.

Në takimin ku është marrë vendimi, është vlerësuar edhe puna e deritanishme e drejtorit të AKI-së, duke u theksuar përkushtimi i tij në fushën e sigurisë kombëtare dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në njoftim thuhet se Ajeti ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa pesë vitet e fundit ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

"Përvoja e tij profesionale përfshin funksione të larta në sektorin e sigurisë, me kontribut të vazhdueshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.

Ai ka përfunduar studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe studimet master në Universitetin Metropolitan të Londrës.

Po ashtu, ka ndjekur programe të shumta të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Progresi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Gjatë periudhës së fundit, Kosova ka shënuar përmirësim të situatës së sigurisë në nivel nacional, ku një rol kyç i atribuohet punës së AKI-së në identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme.

AKI ka arritur disa suksese, përfshirë arrestimet për spiunazh dhe parandalimin e veprimeve që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.

Kontributi i këtij institucioni konsiderohet jetik në rastet që lidhen me zhvillime të ndjeshme të sigurisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe në Ibër Lepenc - kur u sulmua infrastruktura kritike, si dhe në zbulimin dhe goditjen e strukturave terroriste, ilegale dhe kriminale të ndërlidhura me Serbinë.

Një dimension i rëndësishëm mbetet edhe fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar, ku AKI ka thelluar koordinimin me partnerët rajonalë dhe ata strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë.

AKI ka arritur disa suksese, përfshirë arrestimet për spiunazh dhe parandalimin e veprimeve që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.

Kontributi i këtij institucioni konsiderohet jetik në rastet që lidhen me zhvillime të ndjeshme të sigurisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe në Ibër Lepenc - kur u sulmua infrastruktura kritike, si dhe në zbulimin dhe goditjen e strukturave terroriste, ilegale dhe kriminale të ndërlidhura me Serbinë.

Një dimension i rëndësishëm mbetet edhe fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar, ku AKI ka thelluar koordinimin me partnerët rajonalë dhe ata strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë./Telegrafi/