LAJMI I FUNDIT:

Pesë yjet e famshëm të diagnostikuar me sëmundjen e afazisë

Pesë yjet e famshëm të diagnostikuar me sëmundjen e afazisë

Afazia për ata që nuk është se kanë njohuri është paaftësia totale ose e pjesshme për të përdorur gjuhën.

Ajo që lidhet me llojet e ndryshme të afazisë ka të bëjë me problemet në gjetjen e fjalëve deri tek paaftësia e plotë për të folur.


Shkaqet e afazisë po ashtu janë të ndryshme, por të gjitha ndodhin në rrethana të dëmtimit të trurit.

Të prekur apo të diagnostikuar nga afazia kanë qenë disa prej figurave të famshme, pesë prej të cilëve do ua sjellim më poshtë:

Bruce Willis

Bruce Willis (Foto: Getty Images)

Ish-gruaja e Bruce Willis, Demi Moore, javë më parë njoftoi se aktori po hiqte dora nga karriera pasi është diagnostikuar me sëmundjen e afazisë.

Vetë Willis nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për diagnozën, por një postim i shpërndarë nga familja e tij në Instagram më 30 mars bëri me dije se ai do të tërhiqej nga karriera e tij e aktrimit.

“Duam të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, tha Rumer Willis, vajza e tij e madhe, në një postim në llogarinë e saj.

John Travolta me dedikim prekës për Bruce Willis, i cili njoftoi largimin nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë
Lexo po ashtu John Travolta me dedikim prekës për Bruce Willis, i cili njoftoi largimin nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë

“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që do të thotë shumë për të”.

Familja nuk ka përmendur një goditje në tru ose dëmtim të trurit si një paralajmërim për diagnozën e Willis, kështu që është e mundur që aktori mund të jetë duke përjetuar Afazi progresive primare (PAP), një gjendje neurodegjenerative që mund të ndikojë në gjuhën dhe njohjen.

Emilia Clarke

Emilia Clarke (Foto: Vogue)

Ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke, luftoi me afazinë pasi pati një aneurizëm.

Më vonë, ajo filloi një organizatë bamirësie për të ndihmuar të mbijetuarit që kanë pasur probleme me goditjet në tru.

Menjëherë pasi përfundoi xhirimet e sezonit të parë të “Game of Thrones”, Clarke pati një aneurizëm gjatë stërvitjeve me trajnerin e saj.

Pasi artistja u dërgua për të bërë një MRI, asaj iu tha se kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale, një lloj goditjeje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga gjakderdhja në tru.

Çfarë është afazia, çrregullimi nga i cili vuan Bruce Willis?
Lexo po ashtu Çfarë është afazia, çrregullimi nga i cili vuan Bruce Willis?

Pas operacionit për të mbyllur aneurizmin, Clarke kuptoi se nuk ishte çdo gjë në rregull.

“Një natë, pasi kisha kaluar atë pikë të rëndësishme, një infermiere më zgjoi dhe, si pjesë e një serie ushtrimesh njohëse, ajo më tha: “Si e ke emrin?” Emri im i plotë është Emilia Isobel Euphemia Rose Clarke, por tani nuk e mbaja mend”, ka shkruar aktorja.

“Në vend të kësaj, fjalët e pakuptimta dolën nga goja ime dhe u futa në një panik të madh. Nuk e kisha përjetuar kurrë një frikë të tillë. Unë mund të shihja jetën time përpara dhe nuk ia vlente të jetoja. Unë jam një aktore më duhet të mbaj mend vargjet e mia. Tani nuk mund ta mbaj mend emrin tim”.

Ajo u kthye në reanimacion dhe afazia kaloi pas rreth një jave.

Sharon Stone

Sharon Stone (Foto: YouTube)

Sharon Stone përjetoi afazinë pas një aneurizmi të trurit në vitin 2001.

Ylli amerikan pësoi një goditje në tru në vitin 2001, teksa aktorja e “Basic Instinct” u dërgua me urgjencë në spital. Një hemorragji cerebrale zgjati nëntë ditë, duke dëmtuar aftësinë e Stone për të ecur dhe për të folur.

Por, ajo ishte në gjendje të shërohej nga afazia dhe të rifitonte aftësinë e saj për të folur dhe lexuar qartë.

“Ndjej sikur e gjitha ADN-ja ime ka ndryshuar”, tha Stone për Harper’s Bazaar në vitin 2015. “Truri ime nuk ishte siç ka qenë dikur, trupi im ndryshoi, madje edhe alergjitë e mia ushqimore janë të ndryshme”.

“Zgjodha të punoj shumë për të hapur pjesë të tjera të mendjes sime. Tani jam më e fortë. Dhe mund të jem e drejtpërdrejtë. Kjo i frikëson njerëzit, por mendoj se nuk është problemi im. Është sikur kam dëmtim të trurit; thjesht do të duhet të merrem me të”, vazhdoi ajo.

Randy Travis

Randy Travis (Foto: Getty Images)

Ylli i muzikës country, Randy Travis, ka luftuar me afazinë që nga një goditje në tru në vitin 2013, por ai ende është duke bërë muzikë.

Edhe pse Travis rrallë performon, këngëtari ka bërë përmirësime të mëdha meqë goditja kërcënuese për jetën ia hoqi përkohësisht aftësinë për të folur qartë dhe për të ecur pa përdorur shkop.

Në librin e tij të vitit 2019, “Forever and Ever, Amen: A Memoir of Music, Faith, and Braving the Storms of Life”, Travis ka folur për goditjen në tru dhe afazinë.

“Doja të bërtisja aq fort sa kisha bërtitur ndonjëherë, megjithatë asnjë fjalë nuk u formua, asnjë zë nuk doli nga goja ime. Por një lot i vetëm më rridhte nga syri dhe poshtë fytyrës sime ndërsa mblodha çdo grimcë energjie që kisha”, ka shkruar ai. “Ne të dy e dinim se jeta ime ishte në duart e Zotit. Ashtu si unë, Maria besonte se Zoti kishte plane për jetën time dhe se besimi ynë do të na kalonte. Thjesht nuk ishim të sigurt se si”.

“Por unë kisha përballur stuhi të shumta në jetën time dhe shpesh kisha hasur në mosmarrëveshje, raste kur të tjerët më kishin këshilluar të hiqja dorë”, vazhdoi ai. “Unë nuk kisha hequr dorë atëherë – dhe nuk isha gati ta lija tani”.

Në vitin 2016, Travis dhe gruaja e tij performuan “Amazing Grace” në ceremoninë e hyrjes në Country Music Hall of Fame. Studiuesit kanë raportuar se ata që luftojnë me afazinë e rëndë mund ta kenë më të lehtë të këndojnë tekste sesa të flasin të njëjtat fjalë.

Në vitin 2021, Travis publikoi këngën e tij të parë që nga goditja në tru në bashkëpunim me Drew Parker, me titull “There’s a New Kid in Town”.

Glen Campbell

Glen Campbell (Foto: Getty Images)

Glen Campbell, këngëtari i “Rhinestone Cowboy”, kishte afazi dhe Alzheimer, por ai ende kuptonte “gjuhën universale të dashurisë”, tha gruaja e tij.

Ndërsa afazia është më së shpeshti e lidhur me një goditje në tru ose dëmtim të trurit, ajo mund të ndodhë gjithashtu si rezultat i një çrregullimi që prek trurin, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Campbell humbi aftësinë e tij për të folur gjatë fazave të mëvonshme të sëmundjes, tha gruaja e tij, Kim Campbell, disa muaj para vdekjes së tij në 2017.

“Ai ka afazi të plotë; ai nuk e kupton gjuhën dhe nuk mund të komunikojë verbalisht”, tha Kim për Access Hollywood Live, raportoi Toronto Sun. “Por ai e kupton gjuhën universale të dashurisë dhe buzëqesh, puth dhe përqafon”.

“Dhe ai shijon ëmbëlsirën”, shtoi ajo.

Campbell mori një diagnozë të Alzheimerit në 2011 dhe vazhdoi turneun deri në vitin 2014, në të cilën pikë ai u vendos në një strukturë të kujdesit afatgjatë afër shtëpisë së tij në Nashville, Tennessee. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori